Pas sinjaleve që dha presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO, vendi ynë ka bërë lëvizjet e para. Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes për “Statusin e Forcave” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. Ministri i Mbrojtjes, thotë se një marrëveshje e tillë ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës dhe ndërveprimin e tyre me ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s. “Marrë në konsideratë raportet bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve mike si dhe vullnetin e përbashkët të FSK-së që të jetë pjesë aktive ushtarake krah vendeve partnere, kemi marrë iniciativën për të lidhur marrëveshje me Republikën e Turqisë”, thuhet në kumtesë.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …