Qeveria e Kosovës përmes një
kumtese ka sqaruar se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim sa i përket Marrëveshjes për
Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, prej kohës kur i është drejtuar me një
kërkesë për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese. Në reagim thuhet se Qeveria ka
pezulluar të gjitha veprimet në lidhje me këtë marrëveshje në pritje të
verdiktit të Gjykatës Kushtetuese dhe veprimet e saja të mëtejme do të jenë në përputhje
me këtë verdikt. Më tej thuhet se Qeveria e Kosovës me qëllim që të siguroj se
kjo marrëveshje është në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, ka qenë
këmbëngulëse dhe ka arritur që në Marrëveshjen për Asociacionin të përfshihet
shqyrtimi i kushtetutshmërisë së kësaj marrëveshje nga ana e Gjykatës
Kushtetuese në të gjitha fazat e saj, që nga vet marrëveshja, dekreti, statuti
dhe çfarëdo amendamentesh të reja që do të mund të propozoheshin. “Veprimet e
mëtejme të Qeverisë do të jenë përputhje të plotë me verdiktin e Gjykatës
Kushtetuese”, thuhet midis të tjerash në sqarimin e Qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti, ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të termocentralit me gaz amerikan, i cili do ta ndryshonte sektorin energjetik në Kosovë
Deputeti i LDK, Avdullah Hoti, ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të termocentralit me gaz amerikan, …