Qeveria ka vendosur që me rastin festës së 28 Nëntorit, dita e premte të jetë pushimi

Opozita e vlerëson si taktikë të ekzekutivit për të ndalur pjesëmarrjen e qytetarëve në manifestimit e opozitës, i cili do të mbahet të shtunën. Mu për këtë qëllim Qeveria ka vendosur që me rastin festës së 28 Nëntorit, dita e premte të jetë pushimi.  Ndërsa, në Ministrinë e Administratës Publike kanë thënë se nuk ka ndonjë arsye të veçantë pse e premtja është caktuar ditë pushimi. Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina ka deklaruar se  këto janë taktika të Qeverisë, për t’ i stimuluar qytetarët që të largohen nga Kosova gjatë festës. Sot 6 ditë më herët, siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, janë paguar rrogat e punëtoreve të administratës, ndërsa të premten e ka shpallur ditë pushimi për të i stimuluar ata që të ikin për vikend jashtë Kosove, se më herët ju kishte thënë të mos shkojnë në koncerte, as në ngjarje sportive e as në qendra tregtare nëpër Kosovë”, ka shkruar deputetja Pantina. 28 Nëntori nuk është në radhën e festave të Qeverisë së Kosovë. 

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …