CEFTA

Qeveria Kosovës e ka marrë seriozisht kërkesën e Gjermanisë për heqjen e ndalimit të importit të mallrave nga Serbia

Ambasada gjermane, në Kosovë, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka pasur shumë bisedime mes zyrtarëve gjermanë dhe atyre të Kosovës,  lidhur me kërkesën e Gjermanisë për heqjen e ndalimit të importit të mallrave nga Serbia, sepse Gjermania do që të arrijë rezultate sa i përket CEFTA-s, në samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit”. Kërkesën për heqjen e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia në Kosovë e bëri i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në fillim të shtatorit, me shpjegimin se kjo ndalesë bllokon punën e CEFTA-s, apo Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore. Ai tha se, për shkak të kësaj ndalese, Kosova mund ta rrezikojë pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit – një nismë që synon ta ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. Pyetjes së Radios Evropa e Lirë, drejtuar zyrtarëve në Prishtinë. nëse është duke u shqyrtuar kërkesa e Gjermanisë për heqjen e ndalimit të importit të mallrave nga Serbia, ata u përgjigjen  se, po punojnë dhe jemi të përkushtuar që 10-vjetori i Procesit të Berlinit të jetë i suksesshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …