Qeveria Kurti dhe Vetëvendosja akuzojnë Serbinë për dështim të dialogut në Bruksel. Deputeti Adnan Rrustemi thekson se Kosova është në pozicion të qartë dhe konstruktiv, duke mbështetur qëndrimin se valuta e vetme në treg duhet të jetë euroja. Deputeti Adnan Rrustemi deklaron se, qëndrimi i institucioneve të Kosovës është i qartë në jemi konstruktiv në këtë proces, por nuk po diskutohet e dialogohet për rregullore të BQK-së as çështja e dinarit. Po diskutohen modalitetet për t’u mundësuar financimi. Thjesht po shihen modalitetet, por është pala serbe që nuk është as e interesuar as konstruktive, madje po e refuzon edhe propozimin e Lajçakut. Partitë opozitare kritikojnë vendimin e qeverisë lidhur me dialogun për dinarin. Deputeti i PDK-së, Rashti Qalaj, nuk shpreh optimizëm për zgjidhjen e shpejtë të kësaj çështjeje. Ai thotë se çështja e dërgimit të dinarit në Bruksel është e gabuar, është bërë temë e cila nuk do të zgjidhet në një të ardhme të afërt. Do të ketë bisedime dhe kjo do të ketë lidhje të ngushtë me çështjen e asociacionit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …