Me pak muaj të mbetur deri në fund të mandatit, ende nuk është e qartë nëse Qeveria Kurti do të realizojë premtimin për rregullimin e sigurimeve shëndetësore me ligj. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kishte arsyetuar vonesat për shkak të prioriteteve të paparashikuara nga pandemia, por së fundmi tha se projektligji është gati për procedim në Qeveri dhe më pas për shqyrtim në Kuvend. Opozita shpreh skepticizëm për realizimin e këtij premtimi. Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka theksuar se Kosova ende nuk ka një ligj të mirëfilltë për sigurimet shëndetësore dhe ka kërkuar që ministri Vitia të raportojë për këtë çështje para Komisionit për Shëndetësi. Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë një përgjigje për statusin e finalizimit të projektligjit.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …