Ish-diplomati, Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave thotë për Radio Evropa e Lirë se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri të vendit, janë duke e thelluar çarjen mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, sepse ajo ka para vetes një partner “i cili është i paparashikueshëm”. Amerika dhe BE-ja e cilësuan mbylljen e Postës së Serbisë në veri, më 5 gusht, si “veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar”. Ky veprim i autoriteteve të Kosovës pasoi qëndrimin e QUINT-it dhe NATO-s që thanë se nuk e mbështesin hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë në këtë kohë, pasi kryeministri i Kosovës, ALbin Kurti, iu informoi për planin e hapjes së urës. Në pyetjen nëse po thellohet çarja mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, meqenëse nuk është hera e parë që ndërkombëtarët po reagojnë në mënyrë të tillë? Para disa ditësh kishim edhe reagimin lidhur me hapjen e urës. Ka pasur reagime të fuqishme lidhur edhe me ndalimin e dinarit, mbylljen e institucioneve të ndryshme të Serbisë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …