Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se do të respektohet parimi “Pagë për punë”, ndërsa përsëriti se mësimdhënësit që mbajtën mësim do të kompensohen, të tjerët jo. Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompensohen”, shkroi Kryeziu i cili ka shpërndarë edhe shkrimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila fajësoi komunat për mungesë të pagave për mësimdhënësit. Edhe pse komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, janë punëdhënëse dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë kishte shkruar zonja Nagavci, e cila është demantuar nga drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi.
