Nga janari i vitit të ardhshëm, me miratimin e Ligjit të ri për tatimin në pronë pritet që të ketë rritje për 200% tatimi për pronat komerciale. Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në vend, pasi vlerësohet se vlerat janë të papërballueshme dhe se me këtë ndryshim e pësojnë qytetarët. Nga janari i vitit 2025 pritet që qytetarët të paguajnë më shumë për tatimin në pronë. Kjo pas miratimit të ndryshimeve vitin e kaluar në Ligjin për Tatimin në Pronë. Nga Aleanca e Bizneseve të Kosovës kanë alarmuar se tashmë qytetarët do të paguajnë për 200% më shumë tatim në pronë. Sipas tyre, kjo do të jetë një barrë e lartë për bizneset dhe investitorët me ndikim. AKB-ja e kundërshton këtë ligj sepse do të ketë ngritje të faturave të tatimit në pronë komerciale 200-300%, kjo është një barrë e lartë për bizneset dhe investitorët më ndikim. Kjo po kundërshtohet ashpër nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit që sipas tyre janë vlera të papërballueshme dhe në fund pësojnë prapë qytetarët. Ferat Shala thotë se ky ligj është e pamundur të kthehet në pikën zero në këtë legjislaturë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …