Arben Vitia

Qeveria Kurti nuk e realizoi premtimin katërvjeçar, ligji për sigurime shëndetësore mbetet në pikën zero

Përkundër premtimeve të vazhdueshme gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Kurti, Ligji për sigurime shëndetësore ende nuk ka hyrë në zbatim. Edhe pse zyrtarë qeveritarë kishin deklaruar se ligji ndodhej në “fazën finale”, tani më shumë se një muaj pas përfundimit të mandatit katërvjeçar të qeverisë, ligji ka mbetur në vendnumëro. Ky ligj, i shumëpritur nga qytetarët dhe i premtuar nga qeveritë kosovare që para më shumë se një dekade, ka hasur përsëri në pengesa. Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Arben Vitia, ka deklaruar për Front Online se zbatimi i tij është pezulluar për shkak të një vendimi të pritshëm nga Gjykata Kushtetuese. Ligji për sigurimet shëndetësore është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese dhe pritet vendimi,  thuhet në përgjigjen e Ministrisë. Ndërkohë, ish-ministrat e Shëndetësisë dhe njohës të sistemit shëndetësor kanë reaguar duke kritikuar ashpër dështimin e realizimit të këtij ligji. Ata kanë theksuar se vonesat e vazhdueshme po e dëmtojnë rëndë sistemin publik shëndetësor dhe po i lënë pacientët kosovarë pa një mekanizëm bazë të mbrojtjes financiare ndaj shpenzimeve mjekësore.

Kontrolloni gjithashtu

Donald Trump thotë se fitoren në garën për kryetar të SHBA-ve, do ta deklarojë “vetëm kur të jetë një e tillë"

Donald Trump mbrojtës i politikës së tarifave, por ulje e mbështetjes popullore në SHBA

Në një intervistë të fundit me TIME, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti politikën e …