Qeveria e Kosovës vazhdon të dëshmojë padrejtësi me ndarjen e buxhetit të shtetit. Kësaj radhe Qeveria i ngopi me buxhet katër komunat që drejton vet, por Drenicës ia ndau vetëm 185 mijë euro. Sipas të dhënave rreth investimeve kapitale për vitin 2024, Komunës së Drenasit, qeveria ia ka ndarë vetëm 185 mijë euro, ndërsa komunës së Skenderajt asnjë cent. Për këtë padrejtësi dhe abuzim financiar të buxhetit të Kosovës, ka reaguar kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka kritikuar qasjen e qeverisë duke e quajtur si një një mendësi nihiliste e të çoroditur. Asnjë projekt i ri nga Qeveria e Kosovës për Skenderajn. Instituti GAP ka publikuar analizën mbi Projektbuxhetin e vitit 2024, më ç’ rast shihet më së miri diskriminimi i komunës së Skenderajt, duke mos u përkrahur financiarisht me ndonjë projekt kapital për vitin 2024. Kjo qasje e qeverisë është vazhdim i një mendësie nihiliste e të çoroditur ndaj komunës sonë, e cila nuk është parë asnjëherë që nga viti 1999 e deri tani Zotohem para qytetarëve të Skenderajt, se Komuna jonë do të vazhdojë t’i çojë përpara projektet e planifikuara me buxhetin tonë vetanak, i cili ndonëse është i pamjaftueshëm, do t’i trajtojë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve sipas prioriteteve!”, ka shkruar. Kryetari, Fadil Nura, me këtë rast.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme
Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …