leoni

Shënojnë ngritje remitencat nga diaspora në pesë mujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020

Qeveria lavdërohet për rritje ekonomike, por janë paratë e mërgimtarëve ato që ndihmuan rritjen

Profesori i ekonomisë, Nagip Skenderi, thotë se arsyeja se pse Kosova ka rritjen ekonomike më të lartën në rajon është “për shkak të parave të dërguara nga diaspora dhe shpenzimet që ata bëjnë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë”. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm vitin e kaluar, remitencat kanë kapur vlerën e mbi 1.2 miliard eurove. “Përveç remitencave, një ndikim të madh, krahasuar me vendet e rajonit, ka pasur edhe rritja e sektorit të ndërtimit. Edhe ky sektor ka pasur rritje si rezultat i diasporës, të cilët blejnë e ndërtojnë shtëpi në Kosovë”, thotë Skenderi. Po ashtu, një indikator tjetër që ka ndikuar në rritjen ekonomike, sipas, profesor Skenderit janë edhe investimet direkte, të cilat gjithashtu i atribuohen diasporës. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja në Kosovë, në vitin 2022, kanë kapur vlerën e mbi 750 milionë eurove – nga mbi 420 milionë euro sa kanë qenë në vitin 2021. Sipas BQK-së, investimet më të mëdha bëhen në sektorin e patundshmërisë dhe ato vijnë kryesisht nga diaspora e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …