Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e radhës gjatë së cilës morë vendim t’i ndaj një milion euro për trajtimin e sëmundjes gungore të gjedhit e cila është shfaqur në Kosovë. Trajtimi parasheh vaksinimin e të gjitha gjedheve. Gjatë mbledhjes së sotme, kabineti qeveritar vendosi sot që të ndajë mjetet për vazhdimin e procedurave në përballjen e Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit në lidhjen me padinë që kompania AXOS ka bërë për procesin e privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës. Kompania “Axos” në vitin 2013 ishte shpallur fituese e tenderit për blerjen e 75 përqind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK). Privatizimi dështoi, pasi që në fund të vitit 2014 deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan privatizimin e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë
Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …