Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria ka miratuar dy akte nënligjore të cilat parashihen me Ligjin për kompensimin e viktimave të krimit. Me këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha tha se përgatitja dhe finalizimi i këtyre dy akteve nënligjore si dhe procesi i deritashëm është bërë në bashkëpunim me të gjithë akterët relevant dhe me mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo shtoi më tutje se me aprovimin e këtyre dy akteve nënligjore, po kompletohet legjislacioni i nevojshëm dhe rrjedhimisht mund të fillohet me procesin e kompensimit të viktimave të krimit, proces për të cilin Ministria e Drejtësisë është shumë e përkushtuar të fillojë sa më parë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …