Marrëveshja për sigurimet sociale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe konfederatës zvicerane është një lajm i mirë për kosovarët që kanë punuar në Zvicër. Sipas ministrit Arban Abrashi pala zvicerane ka shprehur interesim për arritjen e marrëveshjes për sigurime sociale me të cilën qytetarëve të Kosovës që kane punuar në Zvicër do t’u mundësohet që të mund ta marrin pensionin e Zvicrës në Kosovë. Edhe kryeministri, Isa Mustafa vlerësoi se ky është një hap i rëndësishëm për të dy vendet. Negociatat me Zvicrën do të fillojnë javën e ardhshme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …