Qeveria mbajti mbledhjen e radhës gjatë të cilës u miratua Projekt Kodi ri i Kosovës. Në fjalën e tij para kabinetit qeveritar, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se Projekt Kodi ri është në harmoni me standardet e Bashkimit Evropian. Ai shtoi më tutje se me këtë projekt kod iu është ndaluar deri në 10 vjet ushtrimi i funksionit publik në rast të aktgjykimit përfundimtar dhe theksoi se janë rritur dënimet për veprat penale për ata që bëjnë trafikim me qenie njerëzore. Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se sot është një ditë e suksesshme dhe konfirmon luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai tha se po iu dërgojnë mesazh partnerëve që Kosova është e vendosur për rend e ligj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …