Qeveria miratoi projektligjin për pagat

Në mbledhjen e saj të radhës, Qeveria miratoi projektligjin për pagat. Ky projektligj ka për qëllim të bëjë barazimin e pagave për punë të njëjta ose të ngjashme. Duke folur për këtë projektligj, zëvendësministri i Administratës, Hajredin Hyseni tha se ky projektligj përfshinë 11 koeficiente dhe 45 grada dhe parasheh që të gjithë punonjësit publik të kenë pagën bazë të caktuar me ligj. Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kërkoi që paga e ambasadorëve të bëhet në përputhje me koston e jetës ku ata jetojnë dhe jo të jetë e njëjtë si për ambasadorin në Shqipëri ashtu edhe për atë në Tokio etj. Në vazhdim të mbledhjes, Qeveria miratoi edhe ligji për noterinë ku nga 1 noter në 20 mijë banorë, është paraparë të bëhet 1 noter në 10 mijë banorë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …