leoni

Qeveria miraton disa vendime

Qeveria miraton disa vendime

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të rregullt ka miratuar Strategjinë për Reformën e Menaxhimit të Financave Publike si dhe Planin e Veprimit për zbatimin e kësaj strategjie. Strategjia në fjalë, siç u potencua në mbledhjen e kabinetit qeveritar, synon arritjen e menaxhimit të shëndosh financiar duke përmirësuar disiplinën fiskale. Në vazhdim, Qeveria miratoi koncept-dokumentin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Shëndetësi, i cili adreson nevojën e rregullimit të çështjeve kyçe në këtë fushë. Kabineti qeveritar miratoi edhe vendimin për pikë të përbashkët të kontrollit kufitar me Republikën e Shqipërisë gjatë stinës verore. Në mbledhje, në mesin e shumë vendimeve, u shqyrtua edhe zgjerimi i listës së projekteve kapitale të cilat do të financohen përmes klauzolës së investimeve. Kabineti qeveritar, në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Protokollin Financiar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës. Marrëveshja parasheh huan për financimin e projekteve të trajtimit të ujërave të zeza në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …