leoni

Qeveria miraton koncept dokumentet Trashëgiminë Kulturore dhe të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të Përafërta

Në mbledhjen e Qeverisë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka propozuar për miratim dy koncept dokumente: atë për Trashëgiminë Kulturore si dhe atë për Ndërmjetësimin e Kontesteve në fushën e të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Përafërta. Ministri Gashi tha se “Ruajta dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore mbetet prioritet i MKRS-së dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Hartimi i koncept dokumentit për trashëgiminë kulturore është paraparë në planin vjetor të punës së Qeverisë si dhe në kuadër të listës së koncept dokumenteve për vitin 2018. Mbrojta dhe ruajta e pronave, objekteve dhe vlerave të trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe përcaktimi i masave ligjore dhe teknike për invertarizim, hulumtim, dokumentim, përzgjedhje, konzervim, restaurim, administrim, prezantim dhe promovim të trashëgimisë kulturore në pajtim me kartat, konventat dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare, është përcaktuar edhe në strategjinë kombëtare për trashëgiminë kulturore tha Ministri Gashi. “Aprovimi i këtij dokumenti hap rrugë për të punuar në hartimin e ligjit të ri për Trashëgimi Kulturore si një nga prioritetet tona për avancimin e kornizës ligjore të Trashëgimisë Kulturore dhe përmbushje e obligimeve për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO” ka thënë ministri Gashi. Gjithashtu, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim edhe me palët tjera te interesit ka hartuar Koncept Dokumentin për Ndërmjetësimin e Kontesteve në fushën e të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Përafërta i cili për qëllim ka harmonizimin e këtij dokumenti me Ligjin Nr. 04/L-065, si dhe Ligjin Nr. 050/L-047 mbi plotësim- ndryshimin e Ligjit Nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. Aprovimi i këtij koncept dokumenti, mundëson nismën për hartimin e Rregullores për Ndërmjetësimin e Kontesteve në fushën e të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Përafërta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …