Qeveria e Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës më herët se sa kishte planifikuar. Gjatë kësaj mbledhje u shqyrtua vetëm një pikë e rendit të ditës: Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Duke provuar të argumentohet se pse duhet proceduar me kaq nxitim kjo pikë e rendit të ditës në Kuvend, në mbledhje u tha se prej ratifikimit të saj varet liberalizimi i vizave dhe integrimet evropiane. Ndërkohë, kryeministri, Isa Mustafa theksoi se ai mendon që Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi duhet ta procedojmë në Kuvend dhe duhet të punojmë me opinionin, se ky vendim është i drejte dhe se kauza e opozitës është e paqëndrueshme. Ai shtoi më tutje se Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi do ta procedojmë sot në kuvend me procedura të rregullta dhe mandej kuvendi vendos se kur do ta mbajë seancën për demarkacionin.
