Qeveria mbajti mbledhjen e saj të radhës të drejtuar nga kryeministri në largim, Isa Mustafa. Gjatë mbledhjes u morë vendimi për shpronësimin e pronave në Hade dhe Shipitullë. Me këtë rast, kryeministri, Isa Mustafa tha se rregullimi i çështjes së shpronësimit është më shumë se emergjente. Kjo është më shumë se emergjente dhe mund të kemi problem me furnizim me energji elektrike për shkak të vonesave. Çështjet ligjore duhet të zgjidhen nga ata që mirren me drejtësi. Po sot, kabineti qeveritar aprovoi edhe nismat për negocimin e marrëveshjeve me Kroacinë dhe Kuvajtin.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …