Qeveria në detyrë e Kosovës, e ka autorizuar ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia që të autorizojë orarin e ndalimit të lëvizjes për qytetarët, pasi që vendimi i parë i qeverisë është shpallur antikushtetues. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, derisa vendimi është marrë në mbledhjen e 24-të që është mbajtur në mënyrë elektronike. “Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, sipas rekomandimeve të njësive përkatëse profesionale dhe në konsultim me Komunat respektive do ta përcaktojë orarin e lëvizjes ose ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, si dhe të bëjë përjashtime të orarit të kufizimeve të përcaktuara në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 02/17 të datës 27.03.2020”, thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …