Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndryshojë orarin e ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private që e kishte vendosur ditë më parë në kuadër të masave të ndërmarra kundër pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Sipas vendimit të ri të qeverisë, ndalimi vlen nga ora 17:00 deri në orën 06:00, përveç nevojave mjekësore, prodhimit, furinizmit dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë) dhe për shërbime e aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore). Fillimisht, ishte vendosur që lëvizja të kufizohet nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe nga 20:00 deri në 6:00, por më pas kjo shfaqi pakënaqësi pasi u panë grumbullime të shumta të qytetarëve, kryesisht në dyqane. Nga sot, ndalimi i qarkullimit vlen për të gjithë, nga ora 17:00 deri në orën 06:00, përveç nevojave mjekësore, prodhimit, furinizmit dhe shitje të mallrave esenciale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …