leoni

PDK-LDK harrojnë riformatizimin e Qeverisë

Qeveria më në fund mori vendim për ta refuzuar kërkesën Tomisllav Nikoliqit për vizitë në Kosovë

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se ka marrë vendim për ta refuzuar kërkesën e kryetarit  të Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë së Serbisë, që ta  vizitojnë komunën e Shtërpcës në Kosovë. Ministria për Punë të Jashtme, në njoftimin për media tregon se refuzimi vjen pas vonesës për të deponuar me kohë kërkesën për vizitë në Kosovë, ashtu siç parashihet me marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve. Qeveria e Kosovës konsideron se sjelljet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e njëpasnjëshme janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe të arriturave të dialogut për të ndërtuar ura të shëndosha bashkëpunimi në mes dy shteteve dhe popujve”, thuhet në njoftimin zyrtar të MPJ-së. Më herët mediet në Beograd kishin raportuar se Ministria e Brendshme e Kosovës i kishte dhënë leje kryetarit serb Nikoliq që  të hynte në Kosovë, ndërkohë që ministria e Skënder Hysenit nuk e kishte demantuar lajmin e medieve në Serbi dhe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …