Me 89 vota pro deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për ndryshimin e përkohshëm të rregullave fiskale

Qeveria nuk e ka shumicën, por as opozita nuk i ka 61 votat e nevojshme për rrëzimin e saj

Pasi Lista Serbe është larguar nga Qeveria e Kosovës, koalicioni qeverisës ka humbur shumicën në Kuvend. Ky veprim ka nxitur reagimin e shpejtë të opozitës  për zgjedhje të parakohshme. Duke bazuar në gjendjen aktuale, Qeveria nuk e ka shumicën, por as opozita nuk i ka 61 votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë, po që se asaj nuk i bashkohet Lista Serbe. Subjekti politik që po inkurajon pjesën tjetër të spektrit politik në Kuvend për zgjedhje të parakohshme është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ndonëse në opozitë, tash për tash përbën grupin më të madh parlamentar. Deputeti Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se një Qeveri e pakicës nuk mund ta udhëheq vendin, andaj sipas tij, vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa me parë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në deklarimet e tij për media ka thënë se nuk po i sheh shumë serioze propozimet për zgjedhje të Lidhjes Demokratike të Kosov Lëvizja Vetëvendosje e cila po kalon një moment të vështirë pas largimit të një numri të madh të deputetëve dhe zyrtarëve të saj, konsideron se ka shumë arsyeje që  kjo Qeveri të dorëhiqet. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …