Në një komunikatë për medie grupi Parlamentar i AAK-së, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës e cila ka një kryeministër të jugosllavizuar, i cili nuk pati guxim ta sjellë projektligjin pa miratimin e Vuçiqit. Jemi përballë me një kryeministër e një president që, me veprimet e tyre e kanë cenuar konstitucionalizmin dhe Kosovës ia kanë zbehur karakterin kontraktualist të shtetit, duke mos e respektuar kushtetutën, e cila në raport me popullin është një Kontratë e Madhe, dhe padyshim është substanca prej nga rrjedhin të gjitha llojet e ligjeve mbi të cilat është superiore. Sipas deputetëve të AAK-së, presidenti e kryeministri në tërë këto ditë janë sjellë me abuzim, si monarkët, aristokratët apo si dikush që gëzon privilegje të veçanta shoqërore, e jo si ata që janë 100 për qind në shërbim të vendit, ashtu siç betimin e kanë dhënë. Ky pushtet, u pa edhe tani se nuk e ka legjitimitetin popullor/politik, e as burimet e sovranitetit nuk i ka të vërteta, për të dëmtuar vendin me marrëveshjen e demarkacionit. AAK, thotë se dëshiron t’i bëjë me dije Qeverisë që të mos e rimarrin guximin, e ta sjellin prapë të njëjtin version të projektligjit, sepse kështu nuk do të normalizohet Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …