leoni

Qeveria nuk reagon kundër vizitës së gjeneralit shqiptarvrasës, Dikoviq, në Kosovë

Terrorizmi në Kosovë vjen vetëm nga Serbia, me të cilën, Qeveria e Kosovës nuk ka raporte të këqija, por raporte të forta partneriteti, madje shumë më të forta sesa raportet me opozitën në Kuvend e në vend. Dje, ishte për një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, gjenerali shqiptarvrasës serb, Lubisha Dikoviq, përgjegjës për krimet e masakrat e kryera në Rezallë, Izbicë, Çikatovë dhe kudo në Drenicë e në Kosovë gjatë kohës së luftës.  Me përhapjen e frikës te qytetarët nga terrorizmi, Qeveria po përpiqet të ndalojë protestat dhe grumbullimet e qytetarëve, të cilët po kundërshtojnë fuqishëm marrëveshjet antikombëtare që kjo Qeveri ka nënshkruar me Serbinë, në Bruksel, më 25 gusht të këtij viti. Gogolin e “terrorizmit islamik” Qeveria me disa medie që i kontrollon dhe i financon, po e përdor për të arritur qëllimet e veta në diskreditimin e opozitës, duke i ndjekur  dhe duke i arrestuar deputetët, si  dhe duke  i dënuar me burg pjesëmarrësit në protestat kundër Asociacionit serb në veri dhe kundër Demarkacionit me Malin e Zi. Qeveria ende nuk ka dhënë asnjë informatë zyrtare lidhur me vizitën e djeshme që krimineli shqiptarvrasës, gjenerali serb Lubisha Dikoviq, i ka bërë KFOR-it në Prishtinë pa pyetur fare Isa Mustafën, Kadri Veselin apo Atifete Jahjagën. Vizita e tij në Kosovë, në kohën kur KFOR-i i lejon Serbisë vijen e fluturimeve ajrore deri në kufi të vendit, është një grusht tjetër që i jepet kësaj Qeverie për të gjitha lëshimet që po i bën Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …