Qeveria partner në reformimin dhe avancimin e sektorit të ujërave

Qeveria e Kosovës është partner i vazhdueshëm në reformimin dhe avancimin e sektorit të ujërave. Deri më tani për këtë sektor nga vitin 2000 janë dhënë  315 milionë euro, investime të përgjithshme, kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik  Besa Zogaj Gashi, në Konferencën  dhe Ekspozitën e përbashkët Ballkanike  me temë “Uji dhe Punësimi”, organizuar nga SHUKALB dhe SHUKOS që po mbahet në Tiranë.

Me këtë rast zëvendësministrja  Zogaj – Gashi, ka pohuar se sektori i ujit tashmë mund të quhet si një histori suksesi duke iu referuar indikatorëve, të  cilët flasin për mbulueshmëri me ujë të pijshëm deri në 85 për qind.

“Sektori i ujit është  histori suksesi, sepse pothuajse të gjithë indikatorët e performacës nëpër vite kanë shënuar rritje dhe përmirësim  të shërbimeve, inkasimit si dhe organizimit të kompanive  në nivel regjional “, ka thënë Zogaj Gashi.

Ajo ka përkujtuar se Qeveria e Republikës së  Kosovës poashtu është e përkushtuar në implementimin  e Strategjisë Kombëtare për Zhvilim Ekonomik  2016-2022, në të cilën  energjia,bujqësia, minierat,  janë sektorë prioritar përfshirë edhe përkushtimin në sektorin e ujit duke e mbështetur në vazhdimësi.

“ Tani më janë konsoliduar strukturat menaxhuese të gjitha kompanive regjionale të ujërave dhe kërkohet nga to që të rrisin indikatorët e performacës dhe zhvillimin  e strategjive për resurse njerëzore me të cilat avancojnë sektorin”,  tha Zogaj – Gashi.

Ajo me tutje   po ashtu ka  bërë të ditur  se tashmë  Programi i Ujit të Danubit, i cili po  punohet  me akterët e Kosovës pranon organizimin dhe reformat e sektorit të ujit të Kosovës, ku e  vlerëson Kosovën si më të mirën në rajon në kuptim të qëndrueshmërisë së sektorit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …