Qeveria e Kosovës ka shprehur mirënjohjen
ndaj deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit për verifikimin e marrëveshjes
së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Qeveria ka përshëndetur këtë raport,
duke thënë se ai vërteton se procesi i shënjimit të kufirit është kryer në përputhje
me të gjitha aktet juridike dhe realitetin faktik në terren. “Duke pasur
parasysh përkrahjen e jashtëzakonshme e të gjithanshme të SHBA-ve për Kosovën,
si dhe rishikimin e detajuar të vijës kufitare nga ana e Departamentit të
Shtetit, Qeveria e Kosovës konsideron se qëndrimi i Departamentit Amerikan të
Shtetit dëshmon se procesi i shënimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të
Zi është kryer në përputhje me të gjitha aktet juridike dhe realitetin faktik
në terren”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit. Në këtë
komunikatë, thuhet se Qeveria do të jetë e hapur për të diskutuar çdo vërejtje
të mundshme të qytetarëve dhe të përfaqësuesve politikë lidhur me të gjitha
proceset e rëndësishme për vendin.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …