Qeveria e Kosovës tanimë nuk e konsideron hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, si çështje urgjente. Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës si dhe njohësit e rrethanave politike konsiderojnë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka nxjerrë jashtë agjendës themelimin e Zajednicës. Kabineti i kryeministrit, Mustafa nuk po e konsideron si çështje me prioritet hartimin e statutit të Asociacionit, pavarësisht presioneve të përhershme nga Beogradi dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Komisioni që thuhej se do të merrej me përpilimin e statutit, ende nuk është formuar, ndërkohë që zyrtarët e Qeverisë thonë se nuk do të veprohet shpejt, meqë kjo nuk është urgjente.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …