Aida Dërguti, nënkryetare Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, e cila mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku u vendos që seanca e rregullt e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës të mbahet të premten, ka thënë se Qeveria po bën përpjekje për kthimin në jetë të një marrëveshjeje të vdekur, sikur është “Zajednica”. Ajo ka kundërshtuar edhe idenë për mbajtjen e seancës solemne për nder të 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, duke thënë se propozimi për mbajtjen e saj ishte jo serioz. “Propozimi për t’u mbajtur seancë solemne ishte jo serioz, sepse nuk mund të thirret një seancë brenda ditës, e përveç kësaj më shumë dukej një seancë inati meqë opozita tashmë ka të thirrur protestën për nesër. Nuk mund të mbahet një seancë solemne një ditë përpara e ne protestën e kemi thirrur para shumë javësh”, ka thënë Dërguti për mediet.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …