Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu tha se tani më nuk mund të befasohemi nga kjo Qeveri sa i përket përzgjedhjes së politikave të gabuara në trajtimin e ndonjë problemi, duke theksuar se kjo qeveri nuk merret me politika sociale e ekonomike, por në fakt me pastrim apo higjienë administrative me pretekstin tashmë edhe bajat, atë të reduktimit të shpenzimeve publike. Në fakt, ajo që po ndodh është që qeveria po prezanton, ende jo krejtësisht në mënyrë publike, politika të cilat nuk trajtojnë asnjërën nga kërkesat e pensionistëve dhe të grupeve të interesuara, por Qeveria po shkon një hap tutje duke sjellë ide ligjore të cilat e heqin në tërësi Shtyllën e parë, pra pensionin bazë. Me pak fjalë, Qeveria si duket po synon që të gjithë ata që janë mbi moshën 65 vjeçare t’i trajtojë të gjithë si raste sociale, dhe jo si pensionistë të cilët e gëzojnë të drejtën e pensionit”, theksoi nënkryetari, Sejdiu.
“Për më keq, këto shpenzime publike, apo këtë higjienë financiare nuk e kanë karshi keqpërdorimit të fondeve publike për përfitime personale, karshi shpenzimeve marramendëse të tyre, karshi keqpërdorimit të të mirave publike, por e kanë në kurriz të atyre që sot janë në gjendjen më të rëndë ekonomike e shoqërore, pra pensionistëve”, deklaroi Sejdiu, duke potencuar se shfaqja e këtyre problemeve është si pasojë e munesës së dijes dhe vullnetit politik për t’u marrë me problemet serioze si çështja e pensioneve. Më tutje, Sejdiu bëri me dije se sistemi aktual pensional për këto vite, më saktë që nga viti 2002 e deri më tani, nuk është zhvilluar në mënyrë adekuate, duke lënë një gjeneratë të tërë në mëshirën e politikës ditore dhe nevojave financiare buxhetore të çdo qeverisje, nga paslufta e deri më tash. Dhe ky avaz i shpërfilljes së pensionistëve ekzistues po vazhdon, shpërfillje kjo e cila tani si duket tejkalon edhe çdo ide apo politikë normale që trajton nevojat legjitime të pensionistëve.
“Në fakt, ajo që po ndodh është që qeveria po prezanton, ende jo krejtësisht në mënyrë publike, politika të cilat nuk trajtojnë asnjërën nga kërkesat e pensionistëve dhe të grupeve të interesuara, por Qeveria po shkon një hap tutje duke sjellë ide ligjore të cilat e heqin në tërësi Shtyllën e parë, pra pensionin bazë. Me pak fjalë, Qeveria si duket po synon që të gjithë ata që janë mbi moshën 65 vjeçare t’i trajtojë të gjithë si raste sociale, dhe jo si pensionistë të cilët e gëzojnë të drejtën e pensionit”, theksoi nënkryetari Sejdiu
Ai shtoi se e drejta e pensionistëve shndërrohet në të drejtën e Qeverisë për të mos i paguar ato duke u siguruar që me rikategorizimi nga pensionistë në raste sociale, vlerësimi të bëhet jo mbi të drejtat që pensionisti duhet t’i gëzojë, por mbi vlerësimet se a është personi rast social apo jo.
E këtë qasje dhe këtë politikë të zgjedhur nga qeveria Sejdiu e quajti dënim të një gjenerate të tërë, duke rikujtuar se kjo qeveri, me këtë kryeministër e ministër të financave kanë premtuar në fushatë zgjedhore themelimin e fondit pensional, pra fondit ku gjenerata financon gjeneratën. Porse, kjo mbeti një nga gënjeshtrat dhe mashtrimet elektorale. Dhe në vend të Fondit Pensional, kjo qeveri solli zhbërje të shtyllës së parë dhe shndërrim të pensionistëve në raste sociale.
“Kjo nuk është as zgjidhja, e as rruga përpara. Pensionet janë e drejtë. Qeverisja e vendit duhet të sigurohet dhe të synojë ndërtimin e një sistemi pensional të qëndrueshëm, solidar dhe të barabartë, që garanton pensione stabile dhe të mjaftueshme për gjeneratat e ardhshme, por në të njëjtën kohë përkujdeset për pensionistët ekzistues”, shtoi tutje Sejdiu. Ai theksoi se Lëvizja VETËVENDOSJE! qysh në vitin 2012 ka prezantuar rrugën përpara duke u bazuar në politika që do të mundësonin themelimin e fondit pensional që do vendoset në shtyllën e parë dhe do ketë për synim të lehtësojë barrën fiskale të pensioneve në buxhet dhe njëkohësisht të rrisë nivelin e pensioneve. Për të shtuar se kontributi shtesë, kontribut të cilin e ka premtuar edhe ky kryeministër në fushatë zgjedhore, e që do të aplikohet në tregun e punës, shuma shtesë e akumuluar në baza vjetore do transferohej në shtyllën e parë për të financuar pensionistët ekzistues.
Si dhe tha se listat e pensionistëve aktualë duhet të pastrohen, ku duhet të përfshihen vetëm ata individë që duhet të marrin pensione nga shtylla bazë pensionale e Kosovës.
Në fund, Dardan Sejdiu tha se këtë alternativë Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka diskutuar me gjitha palët e interesuara, dhe gjitha palët jane pajtuar qe rruga përpara nuk është duke u trajtuar pensionet me buxhet të shtetit, por me fond pensional.Por në vend të kësaj, Qeveria ka zgjedhur rrugën e anashkalimit të pensionistëve.