Qeveria e Kosoves

Qeveria reagoi ndaj shtyrjes së vendimit për Haradinajn

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj shtyrjes së vendimit për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Përmes një njoftimi për media, Qeveria e Kosovës ka thënë se shtyrja e sërishme e vendimit për lirimin e ish- kryeministrit të Kosovës, është dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga Serbia. Qeveria i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i jap fund njëherë e përgjithmonë këtyre akteve të patolerueshme të Serbisë, ndërkaq, ka kërkuar nga institucionet franceze të mundësojnë kthimin e Haradinajt në Kosovë.

Reagimi i plotë i Qeverisë së Kosovës:

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se shtyrja e sërishme e vendimit për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga Serbia, e cila në emër të informatave shtesë, po zvarrit një proces të ndërtuar mbi akuza të fabrikuara, përmes rrugëve të paligjshme dhe me synime degraduese për tërë popullin e Kosovës. Përmes këtyre lojërave të ulëta, për përfitime të brendshme politike, Serbia, duke keqpërdorur drejtësinë, po përpiqet të dëmtoj po ashtu imazhin dhe personalitetin e ish–kryeministrit Ramush Haradinaj, të qytetarëve të Kosovës dhe shtetin e Kosovës. Besojmë se drejtësia franceze nuk do të tolerojë një gjendje të tillë. Qeveria e Kosovës, po ashtu, i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i jap fund njëherë e përgjithmonë këtyre akteve të patolerueshme të Serbisë, ndërkaq, kërkon nga institucionet franceze të mundësojnë kthimin e z. Haradinaj në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …