Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se edhe pse sot ka qenë e paraparë të futet në rend dite ligji për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, do të shtyhet edhe pak kohë me qëllim që të diskutohet me deputetët dhe qytetarët. Sipas Mustafës, në këto diskutime po jepet mundësia që të vërtetohen të dhënat e opozitës, që Kosova po humbë tokë në mënyrë që të mos manipulohet me ndjenja të qytetarëve. Isa Mustafa sërish ka përsëritur me kokëfortësi se Kosova nuk është duke humbur territor në kufi me Malin e Zi edhe pse ekspretët dhe opozita kanë peraznatuar shumë fakte për humbjen e territorit të vendit tonë, me rastin e përcaktimit të vijes kufitare, sipas komisionit qeveritar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …