Në kuadër të zyrës së kryeministrit është themeluar Zyra për ofrimin e asistencës për qytetarët e Kosovës Lindore

Qeveria shpenzoi të gjitha paratë e planifikuara, 4.8 milionë euro nga Rezerva Financiare për këtë vit

Kryeministri, Haradinaj, me disa vendime  ka shpenzuar pothuajse të gjitha paratë e planifikuara në vlerë prej 4.8 milionë euro nga Rezerva Financiare e Buxhetit të Kosovës për vitin 2018. Ndarja e mjeteve për manifestimin kulturor “Flaka e Janarit”, mbulimi i shpenzimeve për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”, ndarja e 300 mijë eurove për mbulimin e shpenzimeve të 1,500 veteranëve për pushime verore në bregdetin e Shqipërisë, ndarja e 1 milion eurove për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut për të mbuluar faturimin e energjisë elektrike, të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës, janë disa nga vendimet e votuara nga kabineti qeveritar. Qeveria e Kosovës më 13 shkurt kishte ndarë 600 mijë euro për organizimin e programit të Këshillit Organizativ për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, janë ndarë edhe 100 mijë euro shtesë të cilat janë planifikuar të shfrytëzohen sipas nevojës së manifestimit. Por, tetë muaj më vonë, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 64-të mori vendim për ndarjen e 255,613 eurove shtesë për shlyerjen e borxheve të mbetura nga manifestimi për përvjetorin e Pavarësisë.

Menjëherë pas tre muaj qeverisjeje, Haradinaj merr vendim që t’i rris pagën vetes, ministrave e zëvendës-ministrave dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar. Edhe pse ky vendim ishte kundërshtuar nga opozita, Gjykata Kushtetuese kishte marrë vendim që ngritja e pagave nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe menjëherë Qeveria e Kosovës e kishte rifuqizuar vendimin për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar.

Qeveria e Kosovës me 5 qershor kishte miratuar kërkesën e konzorciumit “Bechtel & Enka” për të ndarë 53 milionë euro me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për vonesa të pagesave si dhe zgjatjen e punëve për 14 muaj në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.

( Telegraf)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …