Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, ka njoftuar se ka dhënë mbështetje financiare për shkollat shqipe dhe qendrat rinore në Kosovën Lindore. Këtë e ka bërë të ditur Cakaj përmes një postimi në rrjetin social. “Ne tashmë vendosëm edhe dhënien e mbështetjes financiare për blerjen e pajisjeve të brendshme për Qendrën Rinore në Bujanoc, ngritjen e Shkollës Digjitale në Preshevë, rindërtimin e godinës së Shkollës Fillore “Sami Frashëri” në Konçulin historik dhe pajisjen e plotë me literaturë të re në gjuhën shqipe për të gjitha grupmoshat në biblotekën e Preshevës, Bujanocit dhe shkollat shqipe në Medvegjë. Puna jonë e përbashkët, natyrisht, vazhdon”, ka shkruar Cakaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …