Në
kuadër të rritjes së vigjilencës pas sulmeve terroriste në Paris, Qeveria e
Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në ndërtesën e saj kryesore në Prishtinë. Ndërtesa
qeveritare është pajisur me mbështjellësin e dritareve, rrethoja të përforcuara,
alarme dhe video-kamera, si dhe me planin e evakuimit në rast nevoje. Edon
Myftari, këshilltar i kryeministrit për çështjet e sigurisë, ka shpjeguar se këto
masa janë ndërmarrë me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në objektet
shtetërore, duke zbatuar rekomandimet e Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësisë
së Specializuar për Veprim të Rrezikut.
Ai ka thënë se këto masa ndërmerren pa paragjykuar rrezikun potencial
nga faktori njeri apo fatkeqësitë natyrore, por vetëm duke zbatuar rekomandimet
e organeve përkatëse për përmirësimin e sigurisë në objektet e ndjeshme shtetërore.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …