Qeveria sllavomaqedone e Shkupit po demonstron arrogancë pushtetare me rastin e gjykimit të shqiptarëve

Fluturimet e helikopterëve kanë prishur qetësinë mbi Shkup që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm, kurse forca të mëdha policore janë pozicionuar para gjykatës Supreme në Shkup, ku sot janë paraqitur para gjykatës pjesëtarët e Grupit të Kumanovës , informon INA. Forca të mëdha policore nuk vërehen vetëm para gjykatës, por edhe në pika tjera kyçe në Shkup. Të akuzuarit po gjykohen për veprat penale “organizim terrorist” nga neni 394-a dhe për “terrorizëm” nga neni 394-b sipas Kodit Penal i Maqedonisë. Më 7 dhjetor të vitit 2015 që të gjithë 29 të akuzuarit për terrorizëm para Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Themelore Shkupi 1 janë deklaruar se nuk ndjehen fajtor për veprën “terrorizëm” Në seancën e sotme pritet të japin deklaratat e tyre dëshmitarët e caktuar nga Prokuroria publike, por edhe persona të tjerë. Në dy seancat e kaluara janë dhënë deklaratat nga të akuzuarit, të cilët kanë hedhur poshtë aktakuzën e ngritur duke theksuar se nuk kanë të bëjnë me terrorizëm. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse e të akuzuarve ka theksuar se ky rast duhet të shkojë në duart e Prokurorisë Speciale. Policia hyri dhe na maltretoi pesë orë pa u ndaluar. Nuk guxonim as të lëviznim. Nga këto trauma gjyshja ime, e cila ishte e sëmurë vdiq pas një muaji, deklaroi dëshmitarja Artizana Fejzullahu, babai i të cilës akuzohet për rastin e Kumanovës.

“Ishin të rrethuar dhe nuk e dinim se çfarë po ndodhë. Na maltretuan dhe na rrahën, u shpreh e tronditur dëshmitarja, duke shtuar se policia duke gjuajtur me armën në oborrin e tyre, u ka thënë se po e kërkojnë babanë e saj Fadilin.Kurse në pyetjen se a ka gjuajtur ndonjëri nga familjar, dëshmitarja u përgjigje: Nuk ka shanse, askush nuk ka gjuajtur, ne ishim duke fjetur. Ajo tha se udhëtojnë shpesh për Kosovë sepse nënën e ka nga Kosova. Prokuroria e pyeti se babai i saj a ka udhëtuar i vetëm për Kosovë, ajo u përgjigj se asnjëherë nuk ka udhëtuar vetë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …