Qeveria ka tërhequr ligjin për demarkacion me Malin e Zi pas zhvillimeve të reja dhe marrëveshjes së arritur mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ku mundësohet korrigjimi nëse gjenden gabime në marrëveshjen paraprake. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se më vonë qeveria do të çojë në Kuvend ligjin e ri, ku do të inkorporohet kjo marrëveshje. Kjo mbledhje e qeverisë do të mbahet në orën 16:00. Gjasat më të vogla janë që seanca të mbahet nesër, ka thënë Haradinaj dhe ka shtuar se Kuvendit do t’i dërgohet edhe raporti i Komisionit Bulliqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …