Qeveria themeloi Task-Forcën për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare të kulturës

Në pajtim me nenin 19 të Rregullores e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 09/2011, në zbatim të nenit 4 të Rregullores 02/2011 për Fushat e Përgjegjësive Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, Qeveria e Republikës së Kosovë sot miratoi propozimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për krijimin e Task-Forcës, me qëllim të bashkërendimit të punëve për anëtarësimin apo aderimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare të kulturës dhe të trashëgimisë.

Ministrin Kujtim Shala në ekspozenë e tij në mbledhjen e stome të Qeverisë së Kosovës u shpreh se MKRS-ja konsideron që pas rezultatit të jashtëzakonshëm të anëtarësimit të plotë të asociacioneve të sportit të Kosovës në asociacionet ndërkombëtare, i gjithë fokusi duhet të jetë te anëtarësimi dhe aderimi në organizata e konventa ndërkombëtare të kulturës, kështu që është e domosdoshme që të kemi një mekanizëm, i cili do të ndihmojë dhe do të bashkërendojë punët.

Më tej Shala shtoi se qëllim primar i kësaj Task-force do të jetë anëtarësimi në organizata ndërkombëtare që kanë lidhje të ngushtë me UNESCO-n dhe organizatat e tjera të rëndësishme të kulturës dhe të trashëgimisë. Po ashtu, do të asistojë në procesin e aderimit në konventa dhe karta ndërkombëtare të kulturores, me qëllim lidhjen e Kosovës me institucione ndërkombëtare kulturore.

Po ashtu ministri Shala u shpreh se MKRS-ja, krahas kësaj, do të vazhdojë me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale me shtete të veçanta, me qëllim që të rris bashkëpunimin në fushën e kulturës me vendet e tjera dhe të rrisë përkrahjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare të kulturës.

Në fund të fjalës së tij në Shala u shpreh se çdo anëtarësim do të jetë i dobishëm për komunitetin dhe institucionet e kulturës së vendit, si dhe do të ndihmojë në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës ës Kosovës.

Task-Forca do të përbëhet nga përfaqësuesi i:

  1. Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – kryesues;

  2. Presidencës;

  3. Kryeministrisë;

  4. Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit të Republikës të Kosovës;

  5. Ministrisë të Punëve të Jashtme;

  6. Ministrisë së Integrimeve;

  7. Ekspertë sipas nevojës;

  8. Përfaqësues të shoqërisë civile.

Task-Forca, në radhë të parë, do të ketë në fokus në anëtarësimet/aderimet në këto organizata: Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Ruajtjes dhe të Restaurimit të Pasurisë Kulturore (ICCROM); Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Lokaliteteve (ICOMOS); Konventa mbi Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore (UNESCO 1972); Karta Ndërkombëtare mbi Ruajtjen dhe Restaurimin e Monumenteve dhe Lokaliteteve (Karta e Venedikut, 1964/ICOMOS); Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike (Këshilli i Evropës 1992); Konventa Kulturore Evropiane (Këshilli i Evropës, 1954); Programet e BE-së etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …