Qeveria vendos që ndërtimi i hidrocentraleve në Kosovë, të pezullohet për kohën sa zgjatë pandemia

Qeveria vendos që ndërtimi i hidrocentraleve në Kosovë, të pezullohet për kohën sa zgjatë pandemia

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ndërtimi i hidrocentraleve në Kosovë, të pezullohet vetëm për kohën sa zgjatë pandemia, Vendimi ka të bëjë me hidrocentralet që janë në proces e sipër të ndërtimit, pra për ato ka licenca. Paralajmërimi se mund të ndalet ndërtimi i hidrocentraleve, disave të nisura vite më parë, ka nxitur reagimin e Shoqatës për Energji të Ripërtëritshme e Kosovës, që kishte kërkuar nga kryeministri, ministrat përkatës dhe zyrat e huaja në Kosovë që të marrin masa që kjo të mos kthehet në vendim. Të dielën është marrë vendimi, por ka të bëjë vetëm për pezullim të punëve deri në përfundim të kësaj situate që po kalon vendi me Covid-19. Vendime të ngjashme janë marrë edhe për shumë prej bizneseve në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …