leoni

Euro

Qeverisë e Gjermanisë do ta mbështet Fondin Kosovar të Garantimit të Kredive për të lehtësuar rritjen ekonomike

 

Sot mbahet ceremonia cila zyrtarizon nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeverisë së Gjermanisë. Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive u nis në vitin 2016 me ndihmën e USAID-it për të lehtësuar njërën nga pengesat kryesore ndaj rritjes ekonomike në Kosovë: mungesën e qasjes në kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. FKGK-ja nxitë huadhënien përmes sigurimit të garancive të pjesshme të kredive të cilat shërbejnë si zëvendësim i kolateralit, duke u ndihmuar në këtë mënyrë bankave që të zvogëlojnë riskun dhe kërkesat për kolateral. Rritja e kreditimit u ndihmon NVM-ve të zgjërohen dhe të krijojnë vende të punës.

 

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …