Qeverisja Kastrati nis ndërtimin edhe të një rruge të re në Panorc

Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore nëpër fshatrat e Komunës së Malishevës, ditë më parë ka nisur ndërtimi i një rruge të re në fshatin Panorc. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve që janë duke u bërë në këtë rrugë të re në Panorc, sot ka qenë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Avdi Morina dhe drejtorë tjerë të qeverisjes lokale në Malishevë. Kryetari Kastrati, tha se jam i lumtur që po jetësojmë këtë projekt infrastrukturorë në fshatin Panorc, sepse kjo ndikon direkt në përmirësimin e kushteve dhe rritjen e mirëqenies së banorëve të këtij fshati. Kryetari Kastrati, gjithashtu tha se, pavarësisht që investimet tona për fokus e kanë qendrën e qytetit, ne për asnjë moment nuk do te lemë anash as plotësimin e kërkesave që na vijnë nga fshatrat e komunës sonë. Ndërsa, edhe drejtori i Urbanizmit, Avdi Morina, theksoi se kjo rrugë e gjatë rreth 500m, është tejet e rëndësishme për banorët e fshatit Panorc, të cilët edhe i ka uruar për këtë projekt që po jetësohet tashmë. Kjo rrugë e re në Panorc, pas finalizimit të fazave të nevojshme të ndërtimit, do të kaloj në fazën e asfaltimit, konform afateve kohore të kontratës.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …