Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndryshojnë pikëpamjen e shtrembëruar karshi Kinës ose do të pasojë konflikti dhe konfrontimi. Ai e mbrojti qëndrimin e Pekinit lidhur me luftën në Ukrainë dhe raportet e ngushta me Rusinë. Amerika është angazhuar në shtypjen dhe kontrollin e Kinës në vend se të angazhohet në konkurrencë të drejtë dhe të bazuar në rregulla, tha ministri i Jashtëm kinez për gazetarët në margjinat e mbledhjes vjetore parlamentare në Pekin. Perceptimi dhe pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara për Kinën janë thellësisht të shtrembëruara shtoi ministri Gang, që është këshilltar i kryetarit të Kinës, Xi Xhin ping, dhe deri vonë ishte edhe ambasador i Kinës në Uashington. Raportet mes dy superfuqive botërore janë të tensionuara për vite me radhë për një sërë çështjesh, përfshirë Tajvanin, tregtinë dhe së fundmi edhe për luftën në Ukrainë. Por, muajve të fundit raportet u përkeqësuan pasi Amerika rrëzoi një balonë në hapësirën e saj ajrore dhe tha se ajo ishte një balonë kineze e spiunazhit.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin programin qeverisës të Bedri Hamzës
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin …