Qindra banor të fshatit Ratkoc të Rahovecit i janë përgjigjur aksionit humanitar “Dhuro gjak shpëto jetë!”

Organizuar nga banor e fshatit Ratkoc të komunës së Rahovecit dhe përkrahur edhe nga banor të vendbanimeve tjera, në shtëpinë e shëndetit të këtij fshati po realizohet aksioni humanitar tradicional “Dhuro gjak shpëto jetë!”. Koordinatori i këshillit organizativ, Shani Hoti, ka bërë të ditur se vetëm deri në mesditë, numri i dhuruesve e ka shkuar në 200. “Edhe pse e diel, për të 15-in vit më radhë, banorët e fshatit Ratkoc dhe fshatrave për rreth, i drejtohen Ambulancës së fshatit për ta shtrirë dorën e humanizmit, duke dhuruar gjënë më të shtrenjtë pra gjakun, për të gjithë ata që vërtetë kanë nevojë. Dhurimi vullnetar është shndërruar tashmë në traditë në këtë komunitet, të fshatrave të Anadrinisë” ka theksuar koordinatori i këshillit organizativ të aksionit humanitar “Dhuro gjak shpëto jetë!”. Ky aksion ka filluar 15 vite me parë dhe tashmë është bërë një aktivitet tradicional që po merr përkrahje gjithnjë e më të madhe nga banorët e fshatit Ratkoc dhe vendbanimeve tjera të komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …