leoni

Qindra bashkëluftëtarë kërkuan sot lirimin e Komandant të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Qindra protestues kërkuan sot lirimin e Komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tij

Qindra protestues nga Drenica e më gjerë, ishin mbledhur sot para Pallatit të Drejtësisë, në Prishtinë, të cilët kërkonin lirimin e ish-Komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi. Në protestë u kërkua lirimi i menjëhershëm i Gjeneral Selimit dhe  i pjesëtarëve të “Grupit Drenica”.

Avokati Tomë Gashi hodhi akuza në drejtim të prokurorëve të EULEX-it lidhur me rastin Drenica i cili është kthyer në rigjykim, duke shtuar se ata  po mbahen ende në burg me kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare e të drejtave të njeriut. Vendime gjyqësore nuk ka. Ne jemi drejtuar institucioneve tona, këta po mbahen në burg për arsye politike. Rasti i tyre është ndarë në dy pjesë. Gjykata Supreme e ka vendimin e anuluar. Ne kemi paraqitur dhjetëra ankesa deri tani por kot, tha Gashi.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari tha kërkesa jonë është e qartë ne po protestojmë për drejtësi për Gjeneral Sylejman Selimin dhe bashkëluftëtaret e tij. Ata qe udhëhoqën luftën sot te mbahen në burg, është turp i madh. Protestuesit mbanin në duar pankartat me mbishkrime Komandant jemi me ty! Mos ma gjyko lirinë! Heroi im Kombëtar!.

Bashkëluftëtari i  Sylejman Selimit, Sami Lushtaku i cili po ashtu ka mbajtur katër vjet burg me akuza të rrejshme dhe në fund është shpallur i pafajshëm, ka deklaruar se Sylejman Selimi është i kidnapuar dhe  nuk është i burgosur. Ne kërkojmë liri për të  dhe të gjithë luftëtarët e UÇK-së, që po mbahen në burgje me akuza të pandehura, ka thënë mes tjerash, ish komandanti i Zonës së Drenicës gjatë luftës dhe disa vjet kryetar i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …