Qindra fletëvotime të dërguara me postë nga shtetas që jetojnë jashtë Kosovës janë refuzuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për shkak të mosrespektimit të kërkesave ligjore. KQZ tha se disa prej zarfeve të ardhura janë anuluar për arsye si dërgimi i më shumë se një fletëvotimi në të njëjtin zarf, mungesa e vulës, ose gabime gjatë regjistrimit të votuesve. Përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe drejtori ekzekutiv i GERMIN-it, Lirim Krasniqi, theksuan se ky problem ka lindur nga mungesa e informacionit të mjaftueshëm për qytetarët mbi ndryshimet e fundit në Ligjin për Zgjedhjet. Ai vuri në dukje se jo vetëm KQZ-ja, por edhe partitë politike kishin përgjegjësi për të informuar më mirë qytetarët, sidomos ata që jetojnë jashtë vendit. Sipas KQZ-së, deri tani janë refuzuar 529 zarfe, ku arsyet përfshijnë: më shumë se një fletëvotim në zarf (34 raste), mungesë vula (5 raste), dhe dërgimi i zarfit nga një shtet tjetër nga ai i regjistrimit të votuesit (16 raste). KQZ shpjegoi se procesi i numërimit për votat e jashtme do të zhvillohet pas përfundimit të numërimit në qendrat komunale.
