Qindra haxhilerë vdiqën në Mekke të Arabisë Saudite, për shkak të temperaturave të larta

Qindra haxhilerë  vdiqën gjatë kryerjes së haxhillëkut këtë vit në Arabinë Saudite, për shkak të temperaturave të larta në vendin e shenjtë myslimanë, thanë zyrtarët. Qindra pelegrinë u rreshtuan në Kompleksin e Emergjencës në lagjen Al-Muaisem në Mekë, për të marrë informata për familjarët e vet të zhdukur. Një listë që po qarkullon online sugjeroi se së paku 550 njerëz vdiqën gjatë haxhillëkut pesëditor. Një mjek, i cili foli në kushte anonime për Associated Press, tha se emrat në listë duket të jenë të saktë. Ky mjek dhe një zyrtar tjetër, i cili foli në kushte anonime gjithashtu, thanë se besojnë se të paktën 600 trupa ndodhën në ndërtesën e emergjencës. Në listë nuk tregohet shkaktari i vdekjes. Çdo vit, qindra mijëra pelegrinë nga vende me të hyra të ulëta shkojnë për haxhillëk, “shumica prej të cilëve kanë pasur pak, ose aspak kujdes shëndetësor para haxhillëkut”, sipas një artikulli të publikuar në prill në Ditarin saudit për Shëndetin Publik dhe Infeksionin.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …