QINDRA MIJËRA EURO ZOTOHEN PËR INFRASTRUKTURËN RRUGORE TË PEJËS

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, të mërkurën priti në takim nënkryetarin e Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi. Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit për financimin e projekteve infrastrukturore në Pejë, me vlerë mbi 315 mijë euro. Me këtë rast, u përditësuan edhe marrëveshjet paraprake nga vitet paraprake, 2016 dhe 2017, me të cilat garantohen mjetet financiare për projektet të cilat janë në realizim e sipër. Disa nga projektet që Ministria e Infrastrukturës ka planifikuar për këtë vit në Pejë janë:

Asfaltimi i rrugës Bogë-Shkrel-Koshutan-Molika e Sakut, Asfaltimi i rrugës Maja e Zezë-Peklen-Shtypeq i Vogël-Varri i Sykut, Asfaltimi i rrugës Drelaj-Llutov-Pepaj, Asfaltimi i rrugës Gllaviqicë-Vragoc, Ndërtimi i rrugës Novosellë-Lipë.

Kadriu dhe Gashi gjithashtu biseduan edhe për problemet dhe vështirësitë e përgjithshme rrugore të Pejës, duke shqyrtuar edhe zgjidhjet e mundshme. Zëvendësministri paralajmëroi edhe vizitë për inspektim të projekteve në Komunën e Pejës, ndërkaq kërkoi nga nënkryetari që të përgatiten edhe të tjera projekte të cilat do të kenë mbështetjen e MI-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …