Gratë në Amerikë dhe nga mbarë bota dolën për të protestuar në numër të madh në Uashington dhe në shumë vende kundër kryetarit amerikan, Donald Trump. Protestat e para u organizuan në Zelandë të Re dhe në Australi, ku mijëra burra dhe gra marshuan në Sidney, Melbourne, Wellington, dhe Auckland. Me tubimet e planifikuara në 673 vende në mbarë botën, marshuesit parakaluan edhe në Londër, Pragë, Dublin, Amsterdam, Paris, Seul, Berlin, Prishtinë, Tokio, si dhe qytete të tjera. Ngjarja kryesore “Marshi i grave ” u zhvillua në Washington. Një nga folëset para turmës tha se në marshin në kryeqytetin amerikan ishin tubuar gjysmë milioni njerëz, të cilët kanë protestuar kundër deklaratave anti-femërore të kryetarit Trump.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …